Veseli ngushëllon popullin britanik

Sipas Veselit kjo do të thotë se të gjithë jemi sulmuar

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social “Twetter”, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe qytetarët e Britanisë së Madhe pas sulmeve të mbrëmshme në Londër.

“Sulmi i Londrës do të thotë që të gjithë jemi sulmuar. Ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave dhe njerëzve të Mbretërisë së Bashkuar. #Kosova qëndron në mënyrë të vendosur përkrah aleatëve tanë”, ka shkruar Veseli.

Gjatë sulmeve mbetën të vrarë shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë të plagosur./21Media

Back to top button