Haradinaj shtroi iftar për myftiun Tërnava

Haradinaj: Do të punohet së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në selinë e AAK-së ka shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

Gjatë ktij takimi është biseduar për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e BIK-ut në etapat që kaloi Kosova dhe populli i saj në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtet-ndërtimit.

Haradinaj ka thënë se do të punohet së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare, dhe njëkohësisht të ruhet dhe kultivohet islami tradicional.

“Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button