Haradinaj- Stublla takoi atdhetarin Xhim Xhema, veprën e tij e vlerëson frymëzim për secilën gjeneratë

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, të martën në New York ka zhvilluar edhe një takim të përzemërt me veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Xhim Xhema.

“Ishte nder i veçantë të takoj sot kontribuuesin e madh të çështjes kombëtare, atdhetarin shqiptar Xhim Xhema. Njeri fisnik dhe modest, frymëzim për secilën gjeneratë, se si duhet e punohet për kombin nga secili cep i botës”, tha pas këtij takimi Ministrja Haradinaj Stublla.

Kontributi i tij për shqiptarët kudo në botë, dhe Kosovën në veçanti, është i pazëvendësueshëm, gjë që sipas Kryediplomates Haradinaj Stublla, atdhetari Xhim Xhema meriton mirënjohjen dhe konsideratën e përhershme të të gjithë shqiptarëve./21Media

Back to top button