Haradinaj nënshkruan memorandum mirëkuptimi me sindikatën e Shëndetësisë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Federatën Sindikale të Shëndetësisë

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj bëri të ditur se me këtë memorandum kërkohet që shëndetësia të jetë prioritet qeverisës.

Haradinaj theksoi se ky memorandum mundëson rritjen e buxhetit, rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, barna etj.  Ai tha se me qeverisjen e tij fokusimi në shëndetësi do të jetë emergjent.

Ky memorandum u mirëprit nga kryetari i Federatës së Shëndetësisë Blerim Syla. Ai u shpreh i lumtur që siç tha më në fund po del një parti që po interesohet për gjendjen në shëndetësi dhe po e merr seriozisht këtë çështje./21Media

Back to top button