Haradinaj uron Pashkët: Ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Pashkëve.
Haradinaj ka uruar edhe shtetasit e huaj të krishterë që shërbejnë në Kosovë si dhe familjet e tyre.
“Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët. Gjithashtu urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre”, ka uruar Haradimaj./21Media
Back to top button