Haradinaj vizitoi familjen e policit të vrarë në Zhur

Haradinaj kërkon që përgjegjësit të dënohen

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e policit, Sami Thaqi të vrarë mbrëmë në detyrë.

Haradinaj bëri thirrje që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

“Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Polici Thaqi vdiq mbrëmë nga një shpërthim eksplozivi gjatë një operacioni policor antidrogë në Zhur të Prizrenit./21Media

Back to top button