Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun

Haradinaj ka thënë se duhet të ndihmohen punëtorët, bujqit dhe prodhuesit, në mënyrë që ata të jenë zot të vendit

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi sonte me banorët e fshatit Bllacë të Suharekës, u zotua se gjatë mandatit të tij do të punojë afër me bujkun dhe prodhuesit vendorë për të gjetur zgjidhje për problemet që rëndojnë mbi ta.

Ai tha se duhet shfrytëzuar resurset për nevojat e Kosovës, si dhe të ndihmohen punëtorët, bujqit dhe prodhuesit, në mënyrë që ata të jenë zot të vendit.

“Zotohem se kemi me ndihmuar bujkun dhe prodhuesin e Kosovës, që vendi të ketë prodhimin dhe konsumin e vet e të mos varet nga importi dhe të tjerët, për prodhimet tona”, ka thënë Haradinaj.

Back to top button