Hardinaj ia kthen Kurtit: 200 Hektarët i kam riblerë në Gllogjan me ligje të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me privatizimin e 200 hektarëve tokë.
Ai në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se kreu qeveritar sa herë po dëshiron të fshehët prej pazotësisë së tij, po tenton të godas për blerjen e 200 hektarëve tokë.
Të njëjtat tha se i ka ri blerë me ligje të Kosovës dhe janë në fshatin e tij, Gllogjan.
“Kurti sa herë po dëshiron me u fsheh prej pa zotësisë së tij, po thotë Ramush i ke ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtet me ligje të Kosovës, kohë të OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e kam rible tokën e babës dhe është në katundin tim, është në Gllogjan”, tha Haradinaj.

Back to top button