”Haver” thotë Mirsa

Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kerqeli ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
”Haver” titullohet kënga e re e cila është realizuar me videoklip nga Urbangraphics.
Ndërkaq, muzika dhe orekstrimi është realizuar nga Wirusi ndërsa për tekstin është kujdesur Flow music, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, dy muaj më parë Mirsa është rikthyer përsëri në skenën muzikore me projektin e saj ”Moj e mira”.
34 vjeçarja nuk kishte lansuar ndonjë projekt që nga 2018-ta kur e kishte sjellur këngën ”E dashuruar”, në bashkëpunim me Butrint Rashitin./21Media

Back to top button