Haxhiu diskuton me Komisionin e Vencias për Projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Një delegacion nga Komisioni i Venecias i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati i KV-së, u pritën në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me qëllim të diskutimit për Projektligjin për
Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit për këtë Projektligj.
“Ministrja Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues i njoftuan raportuesit për qëllimin e Projektligjit dhe argumentuan në secilën çështje që u adresua nga ta.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu bëhet e ditur se ministrja Haxhiu falënderoi delegacionin e Komisionit të Venecias për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve./21Media

Back to top button