Haxhiu e bindur në fitoren e Kurtit

 

Pas përcaktimit të mbrëmshëm të datës së zgjedhjeve, nënkryyetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu kishte reaguar shkurt në “Faceboook”, ku ka shkruar “14 shkurt <3”, duke shprehur kështu qëndrimin e saj që ka mirëpritur zgjedhjet. Ndërkaq sot, prapë përmes “Facebook-ut” ka vendosur të komentojë më gjatë ditën e zgjedhjeve, ku shprehet e bindur se VV do të formojë qeverinë.

“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu. Sipas saj mbështetja e VV-së është rritur.

“Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, ka shkruar tutje ajo.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt./21Media

Back to top button