Kurti: Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara

 

Një ditë pas publikimit të vendimit kushtetues që vendi të shkojë në zgjedhje, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti shkruan se pas shtatë muajve u vërtetua ajo që dihej që nga fillimi, duke thënë edhe se “Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese”.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt./21Media

Back to top button