Haxhiu: Krimi mbi Liridonën është alarm, presim dënimet më të larta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konsideruar femicid vrasjen e Liridona Ademajt.

“Kjo ngjarje e rëndësishme vjen pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, një tjetër vrasje e një gruaje e porositur nga bashkëshorti i saj, një tjetër ligësi që sjell vdekjen e një gruaje, një tjetër rast që kemi të bëjmë me femicid. Fatbardhësisht pas një pune intensive, akterët e vrasjes së Liridonës janë arrestuar dhe të gjithë presin dënimet më të larta për kryerjen e ketij krimi më të rëndë”, tha Haxhiu në konferencën që po mbahet, “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”.

Haxhiu tha para të pranishmëve në konferencë se si shoqëri s’duhet të jemi të qetë derisa të krijohet një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave, e se krimi mbi Liridonës është alarm që s’duhet të pushojë derisa të kemi një shoqëri ku ka drejtësi e barazi.

“Dje ja dhamë lamtumirën e fundit Liridonës, por ne si shoqëri s’do të jemi të qetë derisa të krijojmë një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave dhe jeta e tyre. Krimi mbi Liridonën është alarm qe s’duhet të pushoj derisa të mbrojmë një shoqëri ku ka drejtësi e barazi. Kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë tjera që u vranë nga bashkëshortët e tyre”.

“Çështja e dhunës na përket të gjithëve dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta luftojmë”, u shpreh Haxhiu./21Media

Back to top button