Haxhiu-ministrave për rastin e të miturës: A e njihni dorëheqjen?

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se rasti i të miturës nga komuna e Drenasit i kapërcen kufijtë e rastësisë dhe ka bërë thirrje që rastet e tilla të ndalen. Derisa ka folur për rastin e të miturës, Haxhiu duke iu adresuar ministrave që janë prezentë në këtë seancë i ka pyetur ata se çka kanë bërë që t’i mbrojnë të miturit.

Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, se ka menduar të jap dorëheqje, ajo i ka thënë të bëj një gjë të tillë.

“Ministra a do të duhej t’iu brente ndërgjegja, a e njihni dorëheqjen morale, ka ndodhur një rast jashtëzakonisht i rëndë, e ka menduar dorëheqjen, mos mendo bëje dorëheqjen,”, ka thënë ajo.

Më tej u ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të raportojnë rastet.

Në seancë të pranishëm janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi./21Media

Back to top button