Haxhiu: Mos e votoni këtë buxhet se veç ia zgjatni jetën këtyre Nastradinave

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, u ka kërkuar deputetëve që të mos e votojnë buxhetin e ndarë për vitin 2023.

“Nuk udhëhiqet vendi me rrenat e Nastradinit, rune dinjitetin e deputetit, mos e votoni këtë buxhet që e shpërngul Kosovën jashtë, mos e votoni këtë buxhet që nuk premton zhvillim ekonomik, këtë buxhet që nuk i rrit pagat për mjekët, policët e të tjerët, se vetëm keni me ia zgjatë jetën këtyre Nastradinave”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, për herë të parë ndodh që buxheti i Kosovës të arrijë në 3.2 miliardë dhe varfëria të jetë në shkallën më të lartë që nga paslufta.

Ai tha se popullsia e Kosovës po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button