Trajkoviq për deputetët serbë: Kundërshtojnë targat, por betohen në Kushtetutën e Kosovës
“Lista Serbe” është vënë kundër politikanes serbe, Rada Trajkoviq, pasi kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për t’u futur në Kuvendin e Kosovës pas daljes së dhjetë deputetëve serbë.
“Lista Serbe” ka vendosur që të dërgojë emrat e tjerë që do të zëvendësojnë deputetët paraprak të tyre. Duke thënë se “nuk do ta lejojmë Kurtin dhe Trajkoviqin të vendosin për jetët tona”.
Kjo gjë ka nxitur reagimin e Trajkoviq pasi deputetët serbë janë betuar për të mbrojtur integritetin territorial dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës
Ajo ka thënë se veprimet e “Srpskas” janë kontradiktore meqë betohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërkohë iu pengon vendimi për targat.
“Por targat e makinave RKS të Kosovës janë aty ku vendosin kufirin: ato janë ‘të papranueshme’ për ta. Strategji e çuditshme dhe kontradiktore”, ka shkruar Trajkoviq.
But Kosovo’s RKS car license plates are where they draw the line: those are ‘unacceptable’ to them. Bizarre and contradictory strategy @avucic @PetkovicPetar https://t.co/UuErhA9Qm1
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) November 17, 2022