Haxhiu për anëtarin e dhjetë të KQZ-së: E rëndësishme të respektohet fuqia e subjekteve politike

Ushtruesja e detyres së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çështjen e emërimit të anëtarit të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ta trajtojë me seriozitet të lartë.

Ajo ka thënë se aktualisht KQZ funksionon me 10 anëtarë nga gjithsej 11 dhe se, sipas saj, nuk rrezikohet asgjë mungesa e një anëtari.

Haxhiu ka bërë të ditur se ka marrë kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës për këtë emërim.

Ajo ka theksuar se procesi duhet të respektojë përfaqësimin proporcional të subjekteve politike, sipas votës së qytetarëve.

“Sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë dhjetë anëtarë për momentin në KQZ, në total janë 11 anëtarë. Duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet për emërim edhe të një anëtari unë do ta trajtoj këtë çështje me seriozitetin më të lartë. E rëndësishme ka qenë për mua që të kuptoj nëse do të bllokohet KQZ në rast se nuk e ka një anëtar, kam marrë informacione që asgjë nuk rrezikohet nga kjo situatë, prandaj do të veproj në përputhje me përgjegjësitë atëherë kur e konsideroj që duhet të veproj. I kam dy kërkesa njëra nga VV-ja e tjetra nga PDK-ja, por ju e dini që mendimi im për këtë është tash e sa kohë jo prej momentit kur unë e kam marrë detyrën…nuk e di a do të ketë do të shohim a do të ketë por e rëndësishëm për mua është që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës, pra fuqia, proporcionali teti, përfaqësimi besoj që janë shumë të rëndësishme”, tha ajo para gazetarëve.

Show More
Back to top button