Haxhiu reagon pas deklaratës së Kurtit: Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër Thaçit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me idenë e shkëmbimeve të territoreve.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po hedh gurë” mbi ish-presidentin Hashim Thaçi kudo që i jepet mundësia.

“Bashkëpunuan me djallin, sponsorizuan raporte dhe dërguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime  nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i jepet mundësia”, ka shkruar Haxhiu

“Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”! Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, ka shtuar ai.

Kryeministri Kurti të shtunën në Forumin e Paqes në Paris,  ka thënë se  projekti për shkëmbimin  territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Ai po ashtu ka thënë se ideja e shkëmbimit territorial ka ardhur nga një nga paraardhësit e tij./21Media

Back to top button