​Izraelitët përfundojnë stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” nën masa të rrepta sigurie

Pas konferencës për media, Kombëtarja e Izraelit tani ka përfunduar edhe seancën e fundit stërvitore nën masa të rrepta sigurie, para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

Futbollistët izraelitë kryen përgatitjen e fundit në “Fadil Vokrri”, duke u stërvitur në aspektin teknik, ashtu edhe në atë fizik, raporton KosovaPress.

Izraeli luan nesër ndeshjen kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Back to top button