Haxhiu – Tahirit: Sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri lidhur me Projektligjin për Këshillin Prokurorial.
Në seancën e sotme plenare, ministrja ia përmendi dy gjërat për çka mbahet mend si ish-ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Ke qenë ministër i Drejtësisë dhe mbahesh mend vetëm për dy gjëra, për atë të noterisë, mos t’ia vazhdojë çka konsideron shoqëria për të dhe për mbylljen e Institutit për krime lufte. Tash t’i po vjen e po thua se ke dështuar dhe do të dështosh”, tha ai.
Nga ana tjetër, Tahiri tha se në procesin e noterëve ka fituar ndaj ministres Haxhiu dhe tash Projektligjin për Këshillin Prokurorial do ta rrëzojnë.
“Fol për çka ke ardhur në Kuvend. Lëri noterët – aty të kam mundur, në procese të tjera të kam mundur dhe këtu kemi për të rrëzuar dhe kthyer në pikën zero”, tha ai.
Mirëpo, Haxhiu tha se sa të jetë ministre nuk do t’i bëjë noterë ata që i ka vlerësuar me pikë më së larti ish-ministri Tahiri.
“Sa i përket procesit të noterisë, as mendja mos të shkojë se do t’i bëj noterë ata që ti po mendon. Ata që ti ke ndërhyrë. Jo, Abelard Tahiri! Sa të jem ministre e Drejtësisë, jo”, tha ajo./21Media

Back to top button