Haziri pas takimit me Hovenierin: Asociacioni është kompetencë vetëm e institucioneve të Kosovës

Lutfi Haziri nga LDK, pas takimit të mbajtur sot në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin, ka deklaruar se ka konfirmuar mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.
Ai ka theksuar se orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshmedhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.
“Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.
Gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka pritur në takim përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin./21Media

Back to top button