Haziri: Paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë

Nënkryetari i LDK-së,  Lutfi Haziri  ka thënë se është tentuar që ky subjekt politik të sulmohet përmes një sondzhi.

Ai është shprehur i sigurt se do ecin përpara.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri në Facebook./21Media

Back to top button