Haziri: SHBA nuk i ruan raportet me funksionarë që humbin rrugën

""Këshilla" e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionim"

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se “SHBA-ja i ruan përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës”, por shton se “i dëmton raportet me funksionarët kur e humbin udhën”.
Haziri ka shkruar në “Facebook”, duke e atakuar në mënyrë indirekte kryeministrin e Kosovës.
Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës amerikane për shtyrjen e vendimit për targat.
“Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante”, ka shkruar Haziri.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjendet për vizitë zyrtare në SHBA ku po takohet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.
Ndërkaq opozita në Kosovë e akuzon Kurtin që ”po i deformon raportet me SHBA-të”./21Media

Back to top button