Krasniqi në takim me Escobar: Koordinimi me SHBA-në është i pa alternativë

Rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në është i pa alternativë , kështu tha Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë takimit me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Memli Krasniqi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA përmendi arritjet e Kosovës me ndihmën e Amerikës, që ai e quajti mbështetje të parezervë.
“Një tregim suksesi i jashtëzakonshëm, i cili u bë i mundur vetëm falë besimit të dyanshëm, sinqeritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë, që mund ta kenë vetëm dy aleatë të përkushtuar.” , tha Krasniqi.
Ai përmes një postimi në rrjetet social tregoi se me Escobarin po ashtu disktuan edhe për dialogun me Serbinë dhe situatën aktuale në Kosovë.
“domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër. Po ashtu, z. Escobar e sigurova se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës, konform seriozitetit të situatës së re gjeopolitike në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë. “, tha Krasniqi.
Ai tutje siguroi Escobarin se për popullin e Kosovës por edhe për PDK-në ruajtja dhe fuqizimi i raporteve bilaterale është i padiskutueshëm.
“Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm.”, përfundoi Krasniqi./21Media

Back to top button