Hedhja e gazit lotsjellës në Korçë, LVV tha se s’është organizuar nga ata

Lëvizja Vetëvendosje-Qendra në Shqipëri sot ka informuar se nuk ka qenë organizatore e hedhjes së gazit lotësjellës mbrëmë në Korçë, ku ka kënduar këngëtari serb, Goran Bregoviç.
VV ka informuar se qëndrimet e saj lidhur me këtë koncert i ka bërë të ditur më 19 gusht, kur kanë oranizuar aksion me banderolë.
“Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.”, është shkruar në faqen zyrtare të LLV- Qendra në Shqipëri në facebook.
Ndryshe, në festën e Birrës në Korçë, që është zhvilluar mbrëmë në terminalin e autobusëve në Korçë është hedhur dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që në skenë është ngjitur këngëtari Goran Bregoviç. Ndërsa, sot është raportuar se një 26 vjeçar është arrestuar pasi ka hedhur gaz lotsjellës gjatë Festës së Birrës, ndërsa, në vendngjarje është sekuestruar një kapsollë e paplasur./21Media

Back to top button