552 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid në 24 orët e fundit
Në javën e fundit numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm dhe me këtë rast që nga 20 gushti kanë hyrë në fuqi masa të reja parandaluese të përhapjes së infeksioneve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 552 qytetarëve iu janë shqiptuar tiketa/gjoba, për shkak të mospërfilljes së masave në fuqi.
Gjithashtu, qytetarëve vazhdimisht iu është bërë apel për kujdes të shtuar dhe mënjanimin e qëndrimit në grupe të mëdha të njerëzve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e Covid-19.
Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Policisë, është bërë e ditur se janë regjistruar 53 aksidente trafiku, një me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale./21Media