Heldt apelon të rinjtë kosovarë: Fokusoheni në trajnimin profesional

Krijimi i vendeve të punës për parandalimin e largimit të të rinjëve nga Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt iu ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të fokusohen në punët dhe trajnimin profesional, pasi siç tha ai është një e ardhme e qëndrueshme për Kosovën.

Diplomati gjermanë në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity scouting” dhe “Skema e praktikës në punë në sektorin e shitjes me pakicë”, tha se nuk duhet të gjithë të fokusohen në nivelin akademik. Sipas tij, për të parandaluar largimin e të rinjve nga Kosova dhe sjell investitorët në Kosovë duhet të zgjeruar dhe në krijimin e mundësve të tjera të punës.

Nga organizata GIZ, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte dhe parë pikat e forta të tyre.

Kurse, studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti.

Kjo ngjarje u organizua nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, si pjesë e festimeve në kuadër të 20 vjetorit të bashkëpunimit gjerman në Kosovë./21Media 

Back to top button