Hill për dialogun: Jemi diku në mes të procesit, pak jemi bllokuar në lloç

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa ka thënë se Amerika mbështet këtë, ai ka shtuar se serbët e meritojnë ta dinë tash se di do të jetë jeta e tyre në të ardhmen.

Hill ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ku për një marrëveshje finale ka thënë se procesi është diku në gjysmë.

“Të dyja palët duan diçka që mund të bëhet. Mund të nxjerrin shumë nga përvoja e Lajçakut dhe Escobarit. Ne jemi shumë krenarë t’i ndihmojmë ata. Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes. Ndoshta kemi ngecur pak në baltë, por po ecet përpara”, është shprehur Hill.

Back to top button