Hill pyetet se a po e mban anën e Serbisë, ndërhynë Arifi: Kjo akuzë vjen nga Vetëvendosje

Ashtu siç është paralajmëruar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, vizitoi sot Komunën e Preshevës, ku u prit nga kryetari  Shqiprim Arifi.

Pas takimit ata mbajtën konferencë  për media e ndër pyetjet që ju parashtruan ambasadorit ishte se a po mban anën e Serbisë.

“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, pyeti njëri nga gazetarët.

Por, përgjigjen për këtë duke ndërhyrë e dha Arifi.

“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, tha ai,

Derisa, ambasadori shtoi qëndrimi i SHBA-ve është që mes dy vendeve duhet të bëhet përmirësim i dukshëm i raporteve në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./21Media

Back to top button