Hiqet kufizimi i qarkullimit për zyrtarët në zgjedhje

 
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në formë elektronike, ka marrë vendim për të hequr masën e kufizimit të qarkullimit për personat që janë të angazhuar në organizim të zgjedhjeve, më 17 tetor.

“Në këtë mbledhje u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit.

Sipas vendimit që mori sot Qeveria, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021.
Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor.
Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare./21Media

Back to top button