Ndalohen dy persona me rreth 3 kg drogë e 14 mijë euro

Dy burra janë ndaluar për “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda.
“Prokuroria njofton se mbrëmë si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth tre (3) kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tutje Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, në tre raste të ndryshme kjo prokurori në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve./21Media

Back to top button