H&M feston hapjen e dyqanit të parë në Prishtinë

Dy ditë para hapjes së dyqanit të parë H&M në Prishtinë, H&M festoi hapjen në Prishtinë me një festë ekskluzive VIP në Klan Arena me të ftuar special.
Përfaqësues të medias, personazhe të njohura, influencerë nga fusha e modës, televizionit dhe muzikës iu bashkuan eventit ekskluziv në hapësirën Akil të Klan Arena, për të festuar hyrjen e re të H&M në treg, në një mbrëmje plot energji dhe surpriza.
Mysafirët u ftuan të hynin në botën e H&M përmes një tuneli të krijuar posaçërisht për event dhe të bënin foto në “Exhibition H&M” 360⁰. DJ Gamble krijoi një atmosferë të ngrohtë, ndërsa këngëtarja dhe tekst shkruesja e njohur Dafina Zeqiri ngriti disponimin me performancën e saj unike live.
Në momentet kryesore të eventit, Jonida Vokshi, e cila drejtoi mbrëmjen, dhe ambasadorët e H&M, Liberta Spahiu, Adea Pula, Alaudin Hamiti, Jeta Rukiqi, Greta Dreshaj, Shpend Lipa, Rita Saraçi dhe Vjosa Metaj të veshur tërsisht me rroba shkëlqyese të H&M, të cilët u mblodhën së bashku për të festuar ardhjen e shumëpritur të H&M në Prishtinë.
Hapja e dyqanit të parë H&M në Prishtinë do të bëhet të enjten më 3 nëntor në ora 9:30, në Albi Mall. Për më shumë pamje nga mbrëmja: link
Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni: communications.xk@hm.com./21Media

Tekst i sponzorizuar!
Back to top button