Hodhi mbeturina afër fabrikës së ujësjellësit, gjobitet një qytetar në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte hedhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt.
H.H 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvatjte dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./21Media

Back to top button