Holanda e “çon n’shpi” Rumaninë, e vetën në çerekfinale

(Lajm i përditësuar)
Holanda e “çon n’shpi” Rumaninë, e vetën në çerekfinale
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Euro 2024 mes Rumanisë dhe Kombëtares së Holandës, ku kjo e fundit ka siguruar biletën drejt çerekfinales.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut, Holanda e ka mposhtur bindshëm 3:0 Rumaninë.
Golat që i siguruan fitoren sonte “Tulipanëve” erdhën nga Cody Gakpo (minuta e 20’) dhe Donyell Malen (minuta e 83’ dhe minuta e 90+3’).
Me fitoren e sotme, Holanda vazhdon në çerekfinale, ku atje e pret fituesin e ndeshjes Austri-Turqi.
Rezultati final, 3:0 në favor të Holandës.
Shënon Malen, vulos fitoren e Holandës kundër Rumanisë
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Rumanisë dhe Holandës.
Holanda e ka thelluar epërsinë në 3:0 në ndeshjen kundër Rumanisë, falë golit të Donyell Malen.
Malen shënoi në minutën e 90+3’ për 3:0.
Golin e gjeni më poshtë.
Holanda me hapa të sigurt drejt çerekfinales, shënon golin e dytë ndaj Rumanisë
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Allianz Arena”, ku po luhet ndeshja tejet interesante e Euro 2024 mes Rumanisë dhe Holandës.
Kombëtarja e Holandës ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 në ndeshjen kundër Rumanisë, falë golit të shënuar nga Donyell Malen.
Malen shënon në minutën e 83’ për 2:0.
Golin e gjeni më poshtë.
Holanda e thellon epërsinë kundër Rumanisë, por goli anulohet
U shënua edhe goli i dytë në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Rumanisë dhe Holandës.
Holanda arriti ta thellojë epërsinë në 2:0 në ndeshjen kundër Rumanisë, por që VAR-i e anuloi golin.
Gakpo shënoi për 2:0 në minutën e 63’ por që goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Rastin e gjeni më poshtë.
Holanda në epërsi ndaj Rumanisë
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Rumanisë dhe Holandës.
Kombëtarja e Holandës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Rumanisë, falë golit të shënuar nga Cody Gakpo.
Gakpo shënon në minutën e 20’ për 1:0.
Golin e gjeni më poshtë.
Euro 2024: Fillon ndeshja mes Rumanisë dhe Holandës
Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Euro 2024 mes Rumanisë dhe Holandës.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut, dhe i takon raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Linkun për ta shikuar ndeshjen live mund ta gjeni më poshtë.
Romania face the Netherlands in the battle for the quarter-finals – (rda-travel.co.uk)