Deliu- Bislimit: Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me Besnik Bislimin i cili aktualisht është në Bruksel për takim në nivel kryenegociatorësh.

“Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg. “, ka shkruar ajo në Facebook.

“Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës?Lojëra e manipulime të dobëta. Shumë të dobëta.”, ka vijuar ajo./21Media

Back to top button