Holanda me dy mungesa të mëdha ndaj Senegalit, formacionet e mundshme

Grupi A i Kampionatit Botëror do të rezervojë sonte një sfidë jashtëzakonisht interesante ku do të përballen Senegali dhe Holanda.
Këto dy kombëtare janë të njohura për futbollin e tyre të shpejtë dhe atraktiv, derisa do të kërkojnë ta nisin me fitore për të dhënë sinjalet e para se janë skuadra pretendente për ta kaluar këtë grup.
Dy skuadrat e tjera të këtij grupi, Katari dhe Ekuadori u ballafaquan të dielën në sfidën hapëse të këtij Botërori, e cila u mbyll me fitoren e Ekuadorit me rezultat 2-0.
Memphis Depay dhe De Roon janë dy mungesat e mëdha të Holandës në këtë ndeshje, e cila starton nga ora 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Al Thumama”.
Këto janë formacionet e mundshme:
Senegali: E Mendy; Sabaly, Cisse, Koulibaly, Ballo-Toure; PM Sarr, N Mendy, I Gueye; I Sarr, Dia, Diatta.
Holanda: Pasveer; Timber, Van Dijk, Ake; Frimpong, F De Jong, Koopmeiners, Blind; Gakpo; Bergwijn, Janssen.

Back to top button