“Homazh luftës që nuk e kam përjetuar” vjen në Kosovë në 2023!
“Homazh luftës që nuk e kam përjetuar” – “Hommage à la guerreque je n’ai pas vécue” është ekspozita e Kaltrinë Rrustemit e cila u shfaq në galeritë më të njohura ndërkombëtare.
Kaltrina për portalin rtv21.tv tregoi se si erdhi deri te përzgjedhja e emrit!
“Hommage à la Guerre que je n’ai pas vécue (= Homazh luftës që nuk e kam përjetu) ështe titulli i punimit që e kam kriju në pranverë 2019. Në ate kohe, jam kan tu e perfundu vitin e fundit të bachelorit në shkollën e lart të artëve të Gjenevës dhe po ashtu ka qen 20 vjetori i luftës në Kosovë”, ka thënë Rrustemi.
Ajo shtoi se inspirimin e gjen në gjërat që e rrethojnë.
“Si artiste, gjithmone inspirona prej gjërave që ndodhin reth meje, prej leximeve dhe prej experiencave të jetës time. Kur ndëgjojsha dhe lexojsha deshmia të luftës në Kosovë u ndihsha shume e lidhte me ngjarjet. E disha qe edhe unë e kisha një pjesë të kesaj historie dhe vendosa me kriju një punim, në mënyrë të tregimit. Pjesa ime e historis të luftës në kosovë ështe experienca e një femij qe u lind dhe u rrit në mërgim. Lidhja ime me Kosovën dhe me luftën permbahet në pushimet verore dhe dimrore qe i kalojshum me familje në Kosovë”, ka thënë ajo për portalin rtv21.tv
Pse ka zgjedhur pikërisht diçka që ka të bëjë me luftën?
“E kom një lidhje shumë të vecant me Kosovën. Jam rritë me një katun shumë të vogël në Zvicër. Aty ishim në fillim te vetmit shqiptar. Integrimi në reth shkollore ka qenë i veshtire për mu. Isha e huja edhe pse isha lind e rrit ne zvicërr. Po normal prap se prap u mundojsha me kriju shqoni dhe kuptova shpejt që mënyra e vetme ishte me u tregu sa ma zvicrrane sa ishte e mundshme”, tha më tej ajo.
Kaltrina ka treguar edhe diçka shumë interesante. Ajo për RTV21 tregoi se për shumë vjet ka është njohur si ‘Kati’ e jo si Kaltrina, mësoni arsyen pse!
“Për shembull, emrin Kaltrinë e shëndrrova në Kati dhe në vitet me rrall, Kosovën dhe rrajet e mia i mshefa aq sa mujta dhe nuk i permenda ma. Deri kur në 2008, Kosova e shpalli pavarsinë. Ate ditë i shikova prindërit e mi para televizionit syt me lot dhe në të njëjten ditë, në rruge u mbledhem me shqiptart e qytetit të aftert per me festu dhe vallzojshim bashk. U ndjeva aq krenare që isha pjesë e tyne. 3 muj pas kesaj dite, në qërshor, prindërit e mi vendosën me u kthy në Kosove për 1 vjet. Ka qen një vite i jashzakonshem dhe thjesht shume i lumtur”, ka thënë ajo.
“Punimi im i pare artistik ka lind pas kësaj experience ; quhet « Nxhetësia e djepit ». Djepi si simbol i vendit të preardhjes”, tha ndër tjerash Rrustemi.
Ajo thotë se ekspozita flet për luftë për faktin që gjithçka që është rreth saj ka të bëjë me vendlindjen dhe faktin që është e rritur në atdhe të huaj.
“Pse zgjodha te flisja për luftë ? Përgjigja ime ështe, sepse krejt jeta ime u vizatu rreth faktit që jam Kosovare e lindun dhe e rritun jasht shtetit. E Pse u rrita jasht Kosovës? Pershkak të luftës… Ky punim ka qen për mu personalisht si mbërritja i një udhëtimi personal, një process që ish nis në fëmijërinë. Eshtë një gjë e dhimbshëm dhe tipike e mergimit që kur vjen deri te pika me ik prej vendit, me jetu jasht sikur jan tu e përjetu tash edhe ukrainasit, jeta jote, identiteti dhe atë të fëmijëve tua shëndrrohën për gjithmonë dhe kufizohën në faktin që je i huaj”, tregoi Rrustemi.
Kaltrina ka thënë se ekspozita do të prezantohet edhe në Kosovë në vitin 2023.
“Po, në të ardhmën do të prezantohet në 2023 në Kosovë”, u përgjigj shkurt ajo.
Kaltrina tregoi se fotografitë që janë përdorur në ekspozitë janë kryesisht albume të fëmijërisë.
“Fotografia të albumëve të fminis. E kujtoj mamin tem me një aparat kodak te zi, gjithmonë na fotografojke me të. Kujtimet që i kam si femije në Kosovë para luftës i kam të kjart pershkak të këtyne fotografie që i kam tash”, tha më tej ajo.
Si erdhi deri te ideja për emrin e ekspozitës?
“Emri i punimit, që është me qëllim i quditshem, sepse, normal nuk i bëhet homazh luftes, e kom zgjedh kështu sepse për mu, personalisht, kujtimet e luftës jon kujtime te ngrohtë. Jon momente të bukur që i kam kalu në Kosovë. Aty ku isha me familje, dhe u ndisha e lire, në vendin tim, aty edhe prindërit i kista të lumtur. Një ndjenje e pa përshkrushme. Eshtë një titull që përmban kompleksitetin e jetës sepse asgjë në jetë nuk është krejtësisht e zezë apo e bardhë. Lufta pikerisht i largoj prinderit e mi prej vendin e tyne dhe u kriu situata ku unë si femij i përjetova ato momente të fort emocionalisht qe i pershkruj ne punim”, ka thënë Rrustemi.
Në çfarë po punon Kaltrina tani? Cilat janë projektet tua të radhës?
“Punimet qe jam duke I zhvillu tash kan të bëje më shumë me pytje filozofike universale.
Qka ështe jeta ? Qka është Koha ? Qka është dashnia ? Më duket që jemi tu jetu me një kohe shumë të vecant sepse ndryshime të mëdhaj jon tu u zhvillu dhe hala është heret për me i kuptu. Frengjisht them : L’entre deux. Dmth, në mes të dy. Jemi taman në mes turbulencave të ndryshimëve. Mendoj se kemi nevojë për tregime të reja dhe si artiste përpiqem ta kuptoj dhe ta shikoj botën nga nje pikëpamje tjetër, të re, më ndryshe. Atë jam tu e zhvillu tash në punën artistike. Besoj që, jeta njerëzore, ka fillu me një admirim para naturës, pastaj e ka pushtu, e ka shfrytzu, dhe tash kemi mbrri në pikë ku na duhet me u rrikthy në kuptimin që edhe ne jemi nature dhe kemi kufij. Me punen artistike që jam tu e zhvillu tash dua të shpreh një kuptim më toksor të jetës”, përfundoi Rrustemi./21Media