Horoskopi ditor, 06 shkurt 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Pritet një e dielë e veçantë. Çiftet të dielen mund të jenë në krizë, sidomos ata që prej disa kohësh nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Nga ana e punës, kjo është një periudhë tranzicioni, më e mira do të vijë pas marsit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në dashuri jeni shumë të vendosur, por të dielen do të jetë nevoja për të sqaruar diçka. Kujdes nga njerëzit ziliqarë në punë. Nëse keni biznesin tuaj, mund t’ju duhet të zgjidhni disa probleme të vogla. Ju jeni shumë agresiv dhe kjo është mirë për biznesin.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

E diela është një ditë në të cilën duhet të favorizohen marrëdhëniet pozitive. Duke nisur nga dita e të dashuruarve, Mërkuri do të ndihmojë beqarët. Këto ditë janë të rëndësishme edhe për punë. Kushtojini vëmendje marrëveshjeve në lidhje me pronat.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse një lidhje nuk funksionon për një kohë, duhet të kuptoni deri në fund të muajit se çfarë vendimi duhet të merrni. Mund të ketë disa lajme në punë, por nuk dukeni shumë të motivuar.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri ka një situatë neutrale. Jeni në pritje të ngjarjeve, por nuk i provokoni. Ju jeni duke punuar shumë në punë, por ka shumë borxhe ose situata për t’u zgjidhur.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Nuk do t’i shpëtoni dot dashurisë, edhe nëse nuk e kërkoni do ta gjeni. Lajm i mirë edhe në punë, situata paraqitet e favorshme.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Një situatë disi e diskutueshme në dashuri, kini kujdes çfarë thoni. Edhe në punë është më mirë të prisni deri në pjesën e dytë të muajit, sidomos për hapat e rëndësishëm.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Jeni gati të përjetoni emocione të reja në dashuri, po i kërkoni. Lajm i mirë nga puna, një përvojë e vogël këto ditë mund t’ju japë një ide të re.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Një e diel plot vitalitet në dashuri. Ndryshimet po vijnë në punë, përpiquni gjithmonë të bëni zgjedhjen e duhur. Mundësi të reja duke filluar nga data 21 maj.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Kujdes në dashuri. Ndjenjat janë të sigurta, por mund të ketë diçka që nuk shkon. Në punë keni ide të mira, por e rëndësishme është të mos ndaleni dhe të lini vend për projekte të reja.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri e diela keni disa dyshime, sidomos nëse keni një lidhje në distancë. Pak energji në punë, kushtojini vëmendje personave që punojnë në shërbim.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në dashuri ka një situatë të mirë, yjet do të jenë të favorshëm në fundjavë. Lajm i mirë edhe në punë, pritet rikuperim në aktivitete. Jupiteri është me ju!

Back to top button