Qeveria zotohet për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro

 
Qeveria e Kosovës  në mbledhjen e sotme elektronike, ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë. Qeveria është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro.
“Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
Sipas Qeverisë, vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.
“Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button