Anxhela Peristeri publikoi këngë “Me ty do dehem”

 
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Me ty do dehem”.
Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur vet këngëtarja, ndërsa aranzhmanin e ka bërë Mario Bregu.
Anxhela ka thënë se kënga “Me ty do dehem”, është një reflektim mbi ndjenjat, malli e dashuria.
“Historitë i kemi të ngjashme, përjetimet ndoshta janë ndryshe…”, ka shkruar këngëtarja në Instagram pas publikimit të këngës.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri të titulluar “N’Tiranë”./21Media

Back to top button