Horoskopi Ditor E Hënë 31 Tetor 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Këtë të hënë pritet të rikthehen disa polemika të vogla në dashuri. Ju këshilloj t’u bëni një menaxhim të mirë. Edhe në aspektin e punës ka probleme, ndaj, nëse duhet të vendosni për diçka më mirë të veproni pasdite.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Nëse keni probleme me një person nga e kaluara, duhet të vazhdoni përpara duke mos e kthyer as kokën e as mendjen pas. Gjithçka që bëni në punë duket se nuk funksionon, por do të vijnë kohë më të mira.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Historitë që kanë lindur në tetor do të vazhdojnë edhe në nëntor. Probleme të vogla për t’u zgjidhur në punë. Dhe duhet shume qetë që të shkojnë gjerat në rregull.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Mos u ktheni sërish në polemikat e fillimit të muajit në dashuri, nëse keni falur dikë, duhet të vazhdoni raportin pa zhurmë dhe sherre. Ka shumë për të bërë dhe organizuar në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Duhet pak qetësi në dashuri. Është shumë e thjeshtë të gërricesh e madje kacafytesh me gjysmën tjetër, çështja është, vallë ia vlen?! Edhe në punë gjërat duken lëmsh, por më shumë bëni kujdes nga disa “kolpo” të vogla.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Horoskopi flet shumë për ju, këtë të hënë, nëse jeni beqar. Yjet ju përkrahin ndaj suluni për një lidhje të re, duke vizituar vendet e duhura. Mos harroni, gjithnjë aty te qoshja ka diçka të re.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në çift po rikthehen ndërlikime të vogla, por mos u dëshpëroni, ecni përpara. Në punë, nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë duhet të bësh, nëse ke dyshime, thjesht pyet.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Këtë të hënë mund të flisni lirshëm me personin që ju pëlqen prej kohësh. Java e re mund të nisë me një ofertë pune që në mëngjes.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ka një energji të mirë kjo ditë e fundit e tetorit, ata që kanë mbetur vetëm do të kenë një lajm të mirë. Në punë vijnë projekte të rëndësishme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Një tregues i bukur i yjeve mbërrin në këtë ditë të fundit të tetorit, është gjë e mirë për dashurinë. Koha e duhur edhe në punë për t’i bërë idetë tuaja të vlefshme.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Kujdesi duhet të jetë udhërrëfyesi juaj në këto ditë të vështira. Kjo nuk është një kohë e mirë për të bërë zgjedhje të nxituara në dashuri, as në punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ndjenjat e rëndësishme këto ditë, nuk përjashtojnë asgjë. Po rikthehet dëshira për të realizuar projekte në punë.

Back to top button