Hoteli nga tullat Lego në New York

 
Ashtu siç tregon edhe emri i tij, hoteli Legoland në New York u ndërtua nga tullat Lego.
Pra, atje çdo gjë u punua nga Legot, filluar nga personazhe të shumta të vendosura para hyrjes dhe në hotel. Mysafirët në hyrje do t’i mirëpres një dragua nga legot.
Pamja e jashtme e hotelit i bën entuzuiastët që të ndihen brenda një bote të ndërtuar nga plastika.
Hoteli Legoland është i vetmi në pjesën veriperëndim të SHBA-ve me temë të tullave lego.
Çdo dhomë është e dekoruar me temë Lego, si psh muret e tyre janë me tema si ato me piratë, me mbretëri, shokë Lego, Lego Ninjago, e gjithashtu rajone të ndara për fjetje për fëmijë.
Në faqen zyrtare të këtij hoteli shkruan se ka 250 dhoma të disajnuara enkas për familje, me imazhe imagjinative me Lego. Sipas saj, mysafirët në hyrje të hotelit i pret një dragua. Më pas në hotel do t’i zbulojnë edhe 2000 modele të tjera Lego.
Gjatë qëndrimit në hotelin Lego, mysafirët kanë shansin të argëtohen edhe në pishinën në ambient të hapur, si dhe në punëtori dedikuar legove.
Në këtë park ka edhe kinema, mure për ngjitje në to, një kamp trajnimi për ninxha, si dhe një numër rrëshqitësesh. E kur të uriten, mysafirët kanë shansin të shijojnë pica, sanduiç, burgerë, mish nga zgara si dhe ëmbëlsira.
Hoteli me temë të tullave lego në New York pritet të hapet me 6 gusht 2021./21Media

Back to top button