Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se ai i vitit 2022 për 300 milionë euro

Ai tha se buxheti 2023 është 2.5 miliardë euro në terma real

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti i vitit 2023 është 2.5 miliardë euro në terma real, e që ky buxhet siç thotë ai në terma real është më i ulët se ai i vitit 2022.

Hoti gjithashtu ka marrë një shembull të asaj se sa qytetarët kanë mundur të blejnë me 100 euro vitin e kaluar, e sa mund të blejnë sivjet po me shumën e njëjtë.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro)”, ka shkruar Hoti.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button