Rama: 12 Nëntori u organizua nga një nongrata dhe një spiun

"Është protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për herë të parë komentoi protestën e 12 nëntorit.
“As nuk di sa ishin as nuk i kam parë as nuk më intersojnë fare” ky është komenti publik i kryeministrit, Edi Rama për protestën e 12 nëntorit”
Tha se nuk ishte i shqetësuar nga kjo protestë e organizuar nga “nongratë” dhe një spiun të cilën e quajti ”protestë jo e një populli të shqetësuar por “protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë”.
“Për çfarë proteste më flisni, për një protestë partishë. Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan. Nuk ka lidhje me popullin e shqetësuar. Është protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë dhe u desh që të punonin punëtorët natën për ta larë. Kështu u bë kjo punë. Ata bëjnë pis, ne pastro. As nuk di sa ishin as nuk i kam parë as nuk më intersojnë fare. Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan. Është çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh e gatuan i njëjti kuzhinier ‘non grata”. Më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend. Ky është fakt”, tha ai.
Rama mbrojti dhe fjalorin e tij drejtuar opozitës.

Back to top button