Hoti dhe Vuçiq arrijnë në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë arritur në Washington.

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Shtetëror i Sigurisë i SHBA-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të ndërmjetësojnë normalizimin ekonomik” thuhet në postimin e Këshillit në Twitter.

Sot para takimit kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sot fillojnë me shumë pozitivitet takimet në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar projektet për zhvillimin ekonomik në mes të dy vendet, ku pritjet i kemi shumë pozitive./21Media

Back to top button