Dy persona vdiqën brenda 1 ore nga aksidentet në punë

 

Vetëm brenda një ore, 2 persona vdiqën si pasojë e aksidenteve në punë në Tiranë.

Fillimisht një 35-vjeçar vdiq rreth orës 14:50. gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fabrikë në Kamëz.

Shtetasi me iniciale B.M., dyshohet se e kapi makineria e fabrikës duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa, vetëm rreth 1 orë më vonë, në orën 16:10 një 56 vjeçar ra nga lartësia e për pasojë vdiq, Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku shtetasi me iniciale I.B., punonte në një kantier ndërtimi.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button