Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti i AAK-së: Prioriteti im është që Malisheva të iu kthehet qytetarëve

Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës, Enver Hoti, tha se prioriteti i tij është që komuna të iu kthehet qytetarëve.

“Komuna do të jetë në bashkëqeverisje me qytetarët, veçmas buxheti do të jetë në bashkëpunim me qytetarët. Malisheva vuan mungesë të ujit; prioriteti ynë është krijimi i burimeve të reja.

Malisheva vuan për shkak të energjisë elektrike dhe slogani ynë është ‘Dritë për Malishevën’; do të punojmë fuqishëm ta zgjidhim këtë problem”, tha ai, duke shtuar se prioritet është arsimi dhe krijimi i një higjiene të mirë në institucionet shkollore.

“Drejtoria do të jetë e arsimtarëve e jo e militantëve politikë”, tha ai, derisa premtoi edhe mbështetje për bujqit.

“Unë do të bëj përpjekje në forcimin e ekonomisë lokale.”

“Prioritet mbi prioritet e kam ndryshimin e projeksioneve buxhetore, sepse buxheti nuk është në interesin e qytetarë”, u shpreh Hoti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button