Hoti: Kredia 30 milionëshe do t’u ndihmojë ndërrmarjeve ta kalojnë më lehtë pandeminë

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ministrisë së Financave me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”, në vlerë prej 30 milionë euro.

Hoti ka shkruar në Facebook se kjo kredi do t’u ndihmojë ndërmarrjeve publike qendrore dhe lokale ta kalojnë sa më lehtë pandeminë.

“Edhe një marrëveshje tjetër ndërkombëtare e konkretizuar nga Ministria e Financave. Ministrja Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”, në vlerë prej 30 milionë euro. Kredia është e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale dhe do t’u ndihmojë atyre që të kalojnë sa më lehtë periudhën e pandemisë, duke marrë parasysh që shumica e tyre kanë pësuar rënie në të hyra deri në 50% si rezultat i pandemisë.”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Edhe një marrëveshje tjetër ndërkombëtare e konkretizuar nga Ministria e Financave.

Ministrja Hykmete Bajrami, ka…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, August 17, 2020

Back to top button