Hoti nesër do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Bruksel.  Gjatë kësaj vizite, siç informoi sot zyra e kryeministrit, Hoti do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian.

Kryeministri, ndër të tjera, do të takojë presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli-n, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian./21Media

Back to top button