Pandemia nuk ngadalësoi ndryshimet klimatike
Përgjigjja globale ndaj COVID-19 nuk kishte pothuajse asnjë efekt në shkaqet e ndryshimit të klimës, sipas një raporti të ri të madh.
Megjithëse emetimet e dyoksidit të karbonit u ulën ndjeshëm gjatë karantinës, përqendrimi i gazrave me jetë të gjatë në atmosferë vazhdoi të rritet.
Sipas studimit “United in Science”, 2016 deri 2020 ka të ngjarë të jetë periudha më e ngrohtë pesëvjeçare që nga fillimi i matjes.
Autorët e studimit pohuan se ndikimi i pakthyeshëm i ndryshimit të klimës po rritet.
Ekspertë të shumtë nga një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, përfshirë KB dhe Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO), morën pjesë në përgatitjen e raportit, i cili siguron një pasqyrë të re të gjendjes së ndryshimit të klimës.
Studimi tregon se karantinat në të gjithë botën kishin një efekt të rëndësishëm dhe të menjëhershëm në emetimet e gazeve serë me një rënie në vlerat ditore të matura në prill 2020 me 17 për qind krahasuar me një vit më parë.